7 Prill, 2018

Historia e Aleksandër Gjokës në 1997-n, kur i dolën maskat përpara (video)


Këngëtari Redon Makashi i ftuar në studion e emisionit BOOM ka rrëfyer një episod jo fort të këndshëm të vitit 1997 kur jepte koncerte me Aleksandër Gjokën.

Ai tregon si i dolën maskat në Krrabë dhe reagimin që bëri Aleksandër Gjoka.

Redon Makashi: Ka qenë 1997, ne bënim koncerte. Si kemi shpëtuar! Na ndaluan autobusin në Krrabë, ata ishin me maska, me automatik. U futën brenda dhe filluan kontroll. Ne ishim të ulur! U afrua njëri nga ata dhe tha: U Sandër Gjoka. O Sandro nuk me njef ti mua? Sandri kështu: Po ku të njof ty o vëlla ti je me maska./oranews/

© Panoramaplus.al