Kur isha 18 vjeç shoqërohesha me një grup të rinjsh që ishin përdorues të alkoolit dhe kokainës. Një ditë kur isha në një party u njoha me një 27-vjeçarë, unë i pëlqeva atij kështu që më kërkoi numrin e telefonit.

Kështu që ne filluam të shkëmbenim mesazhe dhe më pas të flirtonim. E takova dy javë më vonë kur isha me shokët. Kisha pirë gjithë pasdites dhe gjithashtu kisha marrë kokainë. Ai më ofroi të më dërgonte në shtëpi pasi ne ndodheshim në qytet.
Ai kaloi përgjatë një rruge që nuk e njihja, por më vonë e kuptova se nuk ishte rrugë për në shtëpinë time.
Ai parkoi diku larg qytetit dhe filloi të më puthte. Në fillim isha e gëzuar se një djalë më i madh se unë ishte i interesuar për mua.
Ajo që ndodhi më pas ishte shumë e paqartë, por mbaj mend se përfunduam duke bërë seks në pjesën e pasme të makinës së tij. Unë mbaj mend se kjo nuk ishte ajo që dëshiroja, por ai nuk më dëgjoi. Unë tani jam 23 vjeç dhe që nga ajo kohë nuk kam folur më me të.
Tani e kuptoj tani që seksi duhet të jetë konsensual dhe nuk mund ta harroj atë natë të tmerrshme.
Por unë tani jam martuar dhe burri im nuk di gjë për këtë ngjarje. Ai do të të prekej shumë po ta merrte vesh, madje do të kërkonte të përballej me të.
Psikologia:
Natyrisht që kujtime të tilla janë shqetësuese për ju.
Ju nuk keni qenë në gjendje të pranoni nëse domit të kishit seks me të dhe ajo çfarë ka bërë ky njeri është gabim. Tani mund të mos jetë e lehtë të provosh një rast të tillë.
Por ti duhet të tentosh të mbushësh me diçka të re jetën tënde për ta harruar atë pjesë, por duke i thënë burrit tuaj mund të shkaktojë probleme të mëtejshme.
Do t’ju sugjeroja të kërkonit ndihmë në një grup të specializuar dhe ata do të të kuptojnë dhe sigurisht do t’ju ndihmojnë të vendosni se çfarë doni të bëni më tej.
Burimi: The Sun
Përshtati në shqip Panorama Plus
© Panoramaplus.al
