Prezantuesi i emisionit “Ditë e Re” në “Ora News”, 25-vjeçari që nuk njeh tabu në televizion, ishte ftuar të surprizonte Robert Aliajn gjatë intervistës së tij në “Xing me Ermalin”. Drejtuesi i rubrikës Vip “Në çantën e…” flet për “Panorama Plus” për refuzimin e Bertit dhe eksperiencat seksuale që ka pasur deri tani.

Të pamë në emisionin “Xing me Ermalin”, thuajse nudo. Si u ndjeve, kur Bert Aliaj refuzoi të të pikturonte, pasi ishe inspirues për të?
Në fakt, pas 20 eksperiencave seksuale, i vetmi që më refuzoi ishte Bert Aliaj.
U komentua shumë nuditeti yt në ekran, do pozoje i zhveshur pa problem?
Po pse jo, sensualiteti është art dhe gjërat keqkuptohen në vendin tonë.
Ndalemi pak te rubrika jote çdo mëngjes “Në çantën e…”, ku fton gra të njohura të politikës dhe showbiz-it. Cilat do të veçoje nga të ftuarat e tua, që pranojnë të hapin çantat për ty para kamerave?
Ky është një format që vjen për herë të parë në televizionet shqiptare, ku personazhe të ndryshme nga politika, kultura e showbizi vijnë në një mënyrë krejt ndryshe. Deri më tani, mund të veçoj disa zonja të jetës publike si: Lajla Përnaska, Blerina Bombaj, Valentina Duka, Roza Lati, etj.. Filozofia e programit ësh-të që të ftuarat, pasi japin një intervistë dedikuar jetës së tyre e karrierës, hapin çantën për të treguar çfarë ka brenda saj, duke treguar sendet e tyre personale në ekran.

Para pak kohësh deklarove se i dhe fund lidhjes disavjecare me modelen e njohur, Angela. Çfarë po ndodh me jetën tënde intime?
Asgjë nuk është e përjetshme. Çdo fillim e ka dhe një fund. Jeta private shkon shumë mirë.
Poston shpesh në “Instastory” me një vajzë brune. Çfarë ju lidh bashkë?
Nuk mund të them që ësh-të dashuri e re, por ndihemi mirë me njëri-tjetrin. Edhe pse kam ndërruar mbi 20 partnere dhe flashe pafund, akoma s’më ka rrahur zemra fort për dikë.
Udhëtime, veshje firmato dhe luksi ju rrethon. Lind pyetja, kush e llaston Hermesin?
Unë kam lindur dhe jam rritur në luks. Luksi është pjesë e stilit tim të jetës. Fatmirësisht, u bënë vite që punoj dhe jam shpërblyer për punën time. Gjithashtu, edhe prindërit janë mirë me të ardhurat familjare. Sa për veshjet, mendoj që kam krijuar një stil timin, që më pëlqen dhe ndjehem mirë, ndërkohë që për daljet publike, prej shumë vitesh, kujdeset stilistja Senida Divintari.
© Panoramaplus.al
