Këngëtarja e njohur e cila së fundmi u bë kryefjala e mediave rozë për shkak të sherrit që bëri me mikesh e saj, sot i ka habitur të gjithë me një deklaratë.

Bëhet fjalë për Baby G, e cila para disa ditësh postoi në profilin e saj në “Instagram” foto e video ku tregonte plagët e marra dhe kërcënonte mikeshën që e rrahu se tashmë familjet e tyre ishin në gjak.

Gjithashtu ajo njoftoi fansat e saj se çështja i ka kaluar policisë dhe vendosi të linte pas krahëve diskutimet për të. Por ditën e sotme këngëtarja ka bërë një postim që i ka lënë pafjalë të gjithë ndjekësit e saj.

“Kam nevojë për disa vajza të pasura. Më shkruani. Një ditë do të jetoj në një vilë të madhe me vajza të pasura! Do jemi të lumtura dhe do të sigurohem që të gjitha vajzat e mia të jenë të kënaqura. Punoni, punoni, punoni, nuk ka kohë për meshkujt. Më dërgoni fotografitë tuaja dhe më flisni pak për veten”, ka shkruar ajo.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
