Heidi Klum ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një paraqitje të fundit provokuese.

Modelja ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet pothuajse nudo mbi disa shina treni, e veshur vetëm me një pallto leshi.
Videoja është pjesë e promovimit të këngës së saj të re “Red Eye”, në bashkëpunim me producentin amerikan të muzikës, DJ dhe kompozitorin e njohur Diplo. Kënga është realizuar për sezonin e 21-të të spektaklit “Germany’s Next Topmodel”, të cilin Klum e prezanton prej vitesh.
Në pamjet e publikuara, Heidi Klum shfaqet e veshur vetëm me të brendshme dhe çizme të gjata të bardha, ndërsa gjoksin e mbulon me pallton prej gëzofi, duke ruajtur një imazh provokues.
© Panoramaplus.al
