Ana Kauri iu është kthyer keq ish-konkurrentes së “Përputhen”, Tea Trifoni, pasi kjo e fundit publikoi një video mëngjesin e sotëm, ku u shpreh “se harroi që po gënjente publikun”.
Në një postim në InstaStory, Ana i drejtohet Teas duke e akuzuar se krijoi fanpage “TeaAndi” në rrjetet sociale për të pasur sa më shumë ndjekës.
Ajo shkruan se ish-konkurrentes i pëlqeu “çfarë po i servirej nga fama” ndaj vendosi të mos tregonte se ishte në një lidhje me Beartin, ndërkohë që nga emisioni doli e “Përputhur” me Andi Shehun.
Ndërsa thekoi se asnjë prej konkurrentëve nuk është detyruar që të bëjë diçka që nuk do.
“Hap sytë në mëngjes dhe më del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash Zotin o Tea, tani të ra ndërmend publiku ty? Nuk kujtoheshe për ta kur shikoje fan page-et Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita-ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikoje editimet që bëheshin për ju të dy? Ku ishte Tea të thoshte po Bearti ku është apo po i pëlqente ajo që po i servirej nga fama? Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh! Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot viktimën brenda dhe po e bën jashtë?”- shkroi Ana Kauri.
Ndërkohë, në reagim e saj, Tea Trifoni u shpreh se për lidhjen me Beartin ka qenë në dijeni si produksioni, ashtu edhe Andi, por nuk kanë mundur të dilnin nga programi, sepse janë stepur për shkak të mundësisë për t’u përballur me ligjin në rast se merrnin këtë hap.
“Unë dhe Bearti kemi filluar të komunikojmë pasi ai është larguar nga emisioni dhe jemi takuar veç herë pas saj dhe rreth mesit të nëntorit vendos që të marr një udhëtim për në Kosovë. Edhe për këtë produksioni ka qenë në dijeni, pra për komunikimin dhe për udhëtimin tim, ku takova Beartin. Një pjesë e produksionit ka qenë në dijeni. Olsa në fakt ka qenë në dijeni, Arjani jo.
Andi gjithashtu ka qenë në dijeni, ka qenë i informuar. Por edhe ai u gjend në këtë situatë dhe nuk dinte ç’të bënte, nuk kishte ç’të thoshte dhe nuk kishte ç’të thoshte.
Harruam që po ju gënjenim ju që na deshët dhe na suportuat me gjithë sinqeritetin më të madh, duke na vlerësuar ne për atë që jemi. Duke vlerësuar Andin për personin që është, duke më vlerësuar mua për personin që jam, pavarësisht marrëdhënies tonë,”- rrëfeu Tea.





