11 Dhjetor, 2020

“Harrove që të njoh! Të vjen goja era …”- Pas ofendimeve, Einxhel Shkira i kthehet Stresit: Do ngelesh një super dështak! Gjete rastin të hakmerresh, por…


Stresi “shpërtheu” në ofendime ndaj moderatores, Einxhel Shkira pasi kjo e fundit u shpreh kundër protestave të dhunshme, ku ishte pjesëmarrës edhe reperi.

Në një postim në InstaStory, ai u shpreh se “e njihte shumë mirë Einxhel Shkirën”, teksa e quajti k***ë.

“Kur flet ti të vjen era k** nga goja. Më vjen keq që të jap mundësinë që të replikosh por dijeni që jeni turpi i Tironës o Shkira, harrove që të njoh?? S’ke lënë k** pa thy dhe del një k***ë si të e bën prrr prrr,”- shkroi ai.

Megjithatë, Einxhel Shkira nuk ia ka përtuar me përgjigjen, teksa publikoi momente gjatë një interviste që po i bënte reperit, kur moderonte në “INTV”.

“Ti je shumë gocë e mirë, kam shumë respekt për ty,”- dëgjohet Stresi duke i thënë në një prej videove.

Ndërkohë, moderatorja shkroi se në atë emision nuk e ka ftuar ajo, pavarësisht se e njihte Stresin prej shumë kohësh, por një person tjetër.

Gjithashtu, shtoi se ai “do mbetej gjithmonë një super dështak” dhe se reagimi reperit është një shenjë “hakmarrje”, por pa e sqaruar qartë se për çfarë bëhet fjalë.

“Pikërisht se më njeh, e di mirë ti kush jam unë. Dhe e mban mend mirë ti, që edhe në emision atëherë, pavarësisht se të njihja prej kohësh prapë s’të para ftuar unë por dikush tjetër.

Unë e di pse u kape me mua dhe gjete rastin me u “hakmarrë”, po kjo se ndryshon faktin që do të ngelesh gjithmonë një super dështak.

Nejse ishalla të rriten klikimet tani pas daljes tënde në protestë dhe uroj të kesh kënaqur partinë me performancën tënde të fundit në shesh,”- shkroi ajo.

Moderatorja theksoi se nuk pajtohet me ngjarjen e rëndë, ku efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën, por që nuk është “një njeri që nuk i lëpihet askujt”.

Einxhel Shkira ndau edhe një status të datës në 9 dhjetor, ku shprehte indinjatën ndaj masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe thoshte që nuk do i zbatonte.

“F**k orari juaj, f**k gjobat dhe policët që vrasin,”- shkroi ajo në atë status, që e shoqëroi me mbishkrimin: “Plasni sytë shtazë, ky ishte qëndrimi im shumë më përpara se të dilnit ju në protestë. Askush s’tha që pajtohem me atë që ndodhi por ndryshe nga ju unë s’jam e asnjë partie dhe s’kam frikë nga askush, e nuk i lëpihem askujt. S’do dalë kurrë në protestë të shkatërroj vendin ku jetoj. Secili bën atë që ndjen ndaj më lini rehat dhe shikoni hallet tuaja.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al