5 Janar, 2024

“Harroi kjo që çuni i babit i vendoste 500 euro në ballë dhe…”- U kritikua për deklaratat e saj, Dojna Mema reagon për herë të parë: Njerëzit nuk janë budallenj…


Moderatorja e njohur Dojna Mema ka reaguar për herë të parë pas kritikave që mori nga disa personazhe të njohura shqiptare për shkak të disa deklaratave të saj gjatë një interviste në emisionin “Oxygen”.

Ajo tha që është një personazh i rritur në botën e televizionit dhe po shfrytëzohet për të marrë pak vëmendje.

“Përshëndetje të gjithëve një vit i mbarë, kjo story shkon në veçanti si një falenderim për të gjithë njerëzit që kanë marrë kohë nga koha e tyre, për të më ndjekur, për të më shkruar, për të më vlerësuar dhe realisht ma keni mbushur zemrën plot. Edhe mirë se erdhët të gjithë ju që jeni të rinj të komunitetin tim të instagramit. Përsa i përket atyre që flasin, lartë e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, ta bëjnë. Fatmirësisht unë jam një personazh jam rritur në televizion që nga mosha 21 vjeçare kam qenë në tv çdo gjë është publike, çdo gjë është lehtësisht e vërtetueshme ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj”, tha ajo.

Rike Roçi ish-konkurrentja e “Big Brother” ditën e djeshme ka komentuar ashpër ndaj një deklarate të fundit të moderatores Dojna Mema, e cila gjatë një interviste foli mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale duke përdorur terma si  “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve për të bërë para.

“Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet,” u shpreh Dojna. “Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme.  Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë.”- tha ajo.

“Harroi kjo që çuni i babit i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq.”- u shpreh Roçi.

Ky koment i Rike Roçi është komentuar shumë në rrjet.

Ky koment i bërë nga ish-banorja e “BBA” i referohet një interviste të vjetër live në Instagram të zhvilluar mes  Dojnës me djalin e Ardian Fullanit, ky i fundit ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani. Gjatë videos live në Instagram, dikush i shkroi “A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?”. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God”.

© Panoramaplus.al