3 Maj, 2018

Hapja e natës finale të “Champions League” do të bëhet nga një këngëtare shqiptare… (VIDEO)


Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është zgjedhur si artistja që do të performojë në hapjen e natës finale të “Champions League”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë “UEFA Champions League”, ku nëpërmjet një video në “Facebook” zbulon se kush këngëtare e famshme do të performojë para nisjes së ndeshjes.

“Ne kemi një tjetër artist që do të marrë pjesë në fazën përfundimtare në ceremoninë e hapjes së #UCL të këtij viti, të paraqitur nga Pepsi! E gjeni se kush është?”, shkruan bashkëngjitur me videon.

Dua Lipa do të performojë “New Rules” para ndeshjes Liverpool- Real Madrid në Kiev të Ukrainës .

Ndërkohë Dua, aktualisht është duke korrur një suskes shumë të madh në tregun ndërkombëtarë dhe 2018 mund të quhet me plot gojën viti i saj. Ndërkohë që bashkëpunimi më i fundit me Calvin Harris është kthyer në një super hit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al