19 Prill, 2022

Hande Erçel kapet ‘mat’ me të dashurin e ri në rrugët e Londrës pas ndarjes së bujshme nga Murat Dalkiliç


Romanca e aktores së njohur turke, Hande Erçel dhe Kaan Yıldırım duket se është konfirmuar. Hande Erçel dhe Kaan Yıldırım, të cilët kanë udhëtuar së bashku në Londër, janë fotografuar nga paparacët pranë njëri-tjetrit.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë të vetme nga dyshja në lidhje me këtë temë. Në fotot e shpërndara, Hande dhe Kaan, duken shumë të afërt teksa kanë kapur dhe duart me njëri-tjetrin.

Dy emrat, të cilët janë përfolur dhe më parë teksa po largoheshin nga një vend në Stamboll, lanë pa përgjigje pyetjet në lidhje me romancën e tyre që iu bënë në atë kohë.

Kujtojmë se të gjithë fansat u befasuan kur zbuluan se Hamde dhe Murat Dalkılıç i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Madje sipas burimeve aktorja e njour Demet Ozdemir ka qenë shkaktare e ndarjes së Handes nga Kerem pasi ajo nuk pranonte që partneri i saj të punonte në të njëjtin projekt me Demetin për faktin se marrëdhënia midis dy bukurosheve  nuk ishin aspak të mira.

Dyshja u kthyen në një nga emrat më të komentuar në faqet e mediave rozë duke marrë një vëmendje shumë të madhe atë kohë.

 

© Panoramaplus.al