20 Nëntor, 2020

Halle Berry tregon detaje intime rreth seksualitetin të saj, zbulon kur përjetoi për herë të parë orgazmën: Isha 11-vjeçe


Halle Berry është treguar e sinqertë për sa i përket të kaluarës së saj seksuale.

Aktorja ndau detaje intime rreth eksplorimit të seksualitetit të saj në një video të publikuar në Instagram, ku zbuloi se përjetoi orgazmën e parë në një moshë shumë të re.

“E kujtoj orgazmën time të parë,”– tha ajo gjatë një bisede me miken e saj prej shumë vitesh, Lindsay Flores. “E bëra vetë.”

Kur Flores, e cila nuk e kujtonte dot përvojën e saj të parë, e pyeti sa vjeç ishte Berry kur përjetoi orgazmën e parë, fituesja e Oskar u përgjigj: “Isha 11-vjeçe.”

54-vjeçarja u shpreh se në atë kohë “po kuptonte seksualitetin e saj si shumica e vajzave të tjera”, përpara se ti drejtohej me shaka Flores, e cila nuk mbante mend përvojën e saj: “Të të vijë turp. Ndihem keq për ty.”

Ndërsa Flores iu kthye: “Po më vjen keq për veten.”

Detajet intime të Berry vijnë dy muaj pasi ajo konfirmoi se ishte në një marrëdhënie me të dashurin Van Hunt.

Një burim tha për People se tashme Berry ia ka prezantues fituesin e Grammy, fëmijëve të saj, vajzën Nahla, 12 vjeçe dhe djalit Maceo, 7 vjeç.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al