Aktorja e njohur dhe fituesja e çmimit Oscar, Halle Berry, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me postimin më të fundit në Instagram, ku shfaqet tërësisht nudo.

Në fotografinë që ndau me fansat, Berry shfaqet lakuriq, me trupin e mbuluar me një jorgan të bardhë, teksa shijon qetësisht kafenë e mëngjesit. Me flokët e shpupuritur dhe një buzëqeshje të lehtë në fytyrë, ajo përçon një atmosferë intime, relaksuese dhe shumë njerëzore.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje, përveç pamjes së saj natyrale dhe sensuale, ishte mbishkrimi humoristik që shoqëronte foton:
“Nuk jam e varur nga kafeja. Ne jemi thjesht në një marrëdhënie të përkushtuar.”
Një thënie që shumë prej ndjekësve e gjetën tërësisht të ndjeshme dhe të lezetshme, duke e shoqëruar postimin me komente pozitive dhe zemra të shumta.
Aktorja 57-vjeçare është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan momente nga jeta e saj e përditshme, duke ruajtur gjithmonë një balancë mes elegancës, autenticitetit dhe hijeshisë që e karakterizon.
© Panoramaplus.al
