15 Maj, 2025

Halle Bailey akuzon ish-partnerin e saj për dhunë në familje! Aktorja kërkon urdhër mbrojtjeje për veten dhe djalin e tyre


Halle Bailey ka bërë akuza të rënda kundër ish-partnerit të saj DDG (emri i vërtetë Darryl Dwayne Granberry Jr).

Aktorja 25-vjeçare kërkoi masa të përkohshme sigurie për shkak të dhunës në familje. Peticioni u paraqit të martën, më 13 maj dhe përfshin akuza për abuzim fizik, verbal, psikologjik dhe shfrytëzim financiar, shkruan Us Weekly.

Aktorja, e cila ishte në një lidhje me 27-vjeçarin nga viti 2022 deri në vitin 2024, thotë se ish-i i saj vazhdon ta abuzojë, ndërsa në kërkesën drejtuar gjykatës ajo përfshin edhe djalin e tyre 16-muajsh, Alo, duke kërkuar mbrojtjen e tij.

Dosja e çështjes përfshin foto të mavijosjeve në duart e aktores, si dhe një imazh që tregon dhëmbin e saj të përparmë të thyer. Halle Bailey foli në detaje rreth një incidenti më 18 janar, kur DDG dyshohet se refuzoi t’i tregonte asaj se kur do ta kthente të voglën Alo pas daljes së tyre së bashku.

U ndjeva shumë e shqetësuar që ai po e merrte fëmijën me vete dhe ai ishte shumë i mërzitur. Nuk ndihesha e sigurt duke lënë një foshnjë me të në atë situatë. Doja të dija se kur do ta sillte përsëri. Ai nuk më tha.”

Sipas dëshmisë së saj, tensioni u përshkallëzua dhe çoi në një konfrontim fizik.

“Ne po ziheshim dhe po tërhiqnim njëri-tjetrin. Në një moment, Daryl po më tërhiqte flokët. Pastaj më goditi fytyrën në timon, duke më thyer dhëmbin,” rrëfen ajo.

Halle Bailey iu referua një incidenti tjetër më 3 mars, kur DDG dyshohet se hyri në shtëpinë e saj pa leje.

“Ai u zemërua shumë me mua. Ai filloi të më bërtiste dhe të më ofendonte. Kur pa që kamera po regjistronte, e fiku, hapi derën anësore dhe e hodhi jashtë shtëpisë. Kur shkova ta merrja, ai më mbylli jashtë,” tha ajo.

Aktorja gjithashtu kërkoi që DDG të ndalonte së postuari materiale në lidhje me të dhe fëmijën e tyre në internet. Ai është një bloger në YouTube dhe Twitch dhe po e ngacmon audiencën e tij me pretendime të rreme”, shkruan ajo.

“Kjo më ka bërë të ndihem e frikësua. Ndjekesit e tij po më kërcënojnë. Kam frikë për jetën time dhe për sigurinë e Alos. Dosja përfshin gjithashtu një raport policor, si dhe prova që Halle Bailey është përpjekur të krijojë një orar të qëndrueshëm për kujdesin ndaj fëmijëve, të cilin DDG dyshohet se nuk po e respekton.”

 

© Panoramaplus.al