Shtëpia e reperit të famshëm Diddy ka rënë pre e grabitjes. Raportohet se një person ka hyrë në shtëpinë e tij në Liqenin Toluca, banesë ku u gjet e vdekur ish e dashuria e ndjerë e reperit, Kim Porter, më 15 nëntor 2018.
Daily Mail raporton se një hajdut hapi një derë anësore për të hyrë me forcë në pronë, gjë që ndezi sitemin e sigurisë.
Ishte një punonjës që zbuloi se dikush kishte hyrë brenda në shtëpi dhe nuk dihet nëse ka arritur ta grabisë.
Policia tha se morën një raportim për grabitje, ndërsa Diddy dhe familja e tij po kontrollojnë pronën për të zbuluar nëse mungon ndonjë gjë.
Në këtë banesë u nda nga jeta, ish-partnerja e tij Kim, e cila vdiq na pneumonia.
Reperi kujtoi Kim Porter muajin e kaluar, në atë që do kishte qenë 50 vjetori i lindjes së modeles, duke publikuar një video të tyre.
“Gëzuar ditëlindjen. Nuk kam fjalë ta them sesa shumë na mungon, por sot është ditëlindja jote. Ne po të festojmë ty, të duam dhe na mungon,”- shkroi reperi.
Ish-çifti kishin tre fëmijë së bashku, djalin Christian, 23 vjeç dhe binjakët 14-vjeçarë Jessie James dhe D’Lila Star.





