24 Korrik, 2025

Hailey Bieber flet për martesën me Justin: Thashethemet më çmendin


Hailey Bieber, në intervistën e saj për Vogue Italia, hapi zemrën për një periudhë shumë personale dhe të ndjeshme në jetën e saj, lindjen e djalit të saj, Jack Blues, në gusht 2024, dhe sfidat që e shoqëruan këtë etapë të re si nënë dhe partnere.

Ajo përshkroi paslindjen si “periudha më delikate” që ka përjetuar ndonjëherë, duke e cilësuar përballjen me versionin e ri të vetes si një proces të vështirë. Për më tepër, ajo u ndje e tejngarkuar nga thashethemet e vazhdueshme në internet, veçanërisht ato që aludonin për probleme në martesën e saj me Justin Bieber, thashetheme që ajo i quajti të rreme dhe të dhimbshme.

“Dhe të detyrohesh t’i bësh të gjitha këto ndërsa lexon vazhdimisht gënjeshtra në internet si ‘Ata po divorcohen’ ose ‘Ata nuk janë më të lumtur bashkë’ është diçka që të çmend vërtet. Nuk jam as e sigurt nëse mund ta shpjegoj. Është një jetë e çmendur“, tha ajo.

Hailey u shpreh qartë se këto lajme të rreme nuk përfaqësojnë jetën e saj të vërtetë, të cilën ajo e ndan me familjen dhe njerëzit që e duan. Ajo mbrojti marrëdhënien me Justin, duke reflektuar me zhgënjim se, edhe pas shtatë vitesh martesë dhe ardhjes së një fëmije, njerëzit vazhdojnë të komentojnë negativisht dhe të shpikin histori për jetën e tyre personale.

Fjalët e saj zbulojnë jo vetëm vështirësitë që përjetojnë shumë nëna të reja, por edhe presionin shtesë që vjen kur je në qend

© Panoramaplus.al