Kur ne sjellim në mendje togfjalëshin ’kohë e lirë’ me siguri mendja na shkon tek shëtitjet në natyrë, sportet apo edhe darkat me miqtë e të dashurit, por ja që nuk janë vetëm këto.

Këngëtari shumë i talentuar Valon Shehu, ndryshe nga të tjerët kohën e lirë e shfrytëzon duke u marrë me punë. Po, po e lexuat mirë! Në postimin e tij të fundit në Instagram, ai shfaqet në një sallon flokësh për meshkuj.

Ai po qeth njërin nga miqtë e tij. Mesa duket stilimi dhe prerja e flokëve i pëlqen shumë pasi kohën e tij të lirë e shfrytëzon duke e ushtruar këtë profesion, këtë e thotë dhe ai vetë pasi në përshkrimin e fotos ai shkruan, “Free time”.
© Panoramaplus.al
