Këngëtari i famshëm shqiptar Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani kanë qenë të ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”.

Përveç projekteve të reja, ata të dy folën edhe për jetën e tyre private dhe historinë e dashurisë që u kurorëzua thuajse tre vite më parë në një dasmë gjigante.

Por këngëtari ka rrëfyer se ata nuk janë martuar realisht në dasmë pasi martesa e vërtetë është bërë goxha më parë, në një xhami.

“Edhe unë edhe Andrra vijmë nga familje myslimane dhe veçanërisht ajo e Andrrës ka shumë tradita. Ndonëse marrëdhënia jonë ishte gati zyrtare pasi kishim disa kohë së bashku, Andrra nuk mund të vinte në shtëpinë time në Tiranë pa u martuar në xhami. Kur ma tha këtë, unë u habita sepse ajo ishte vajzë e re dhe më çuditi me këto tradita, por në fund kështu e bëmë!”, u shpreh Hoxha në studion e emisionit.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

