E ftuar ditën e djeshme në “Thumb”, ishte moderatorja e shumë komentuar, Roza Lati e cila gjatë intervistës rrëfeu një ndodhi që i habiti të gjithë.
Roza tregoi se ishte me të dashurin në një lokal dhe ai shpeshherë i hidhte sytë një vajze tjetër.

Roza e kishte kapur mat dy herë dhe në të tretën e kishte paralajmëruar.

“Bashkë me shoqërinë time u mblodhëm në një lokal. Aty ishte një vajzë që kishte ditëlindjen dhe ishte e mbuluar nga lulet. E kapa që i dashuri im po e shihte. E pa për herë të parë dhe i thashë ki kujdes se po të kapa edhe njëherë. Kur e kapa për herë të tretë mendova ja rregulloj unë tani. Atë natë qëlloi që ishim me makinën time dhe sa kaluam autostradën i thashë zbrit nga makina. S’jam legen unë thoshte,ora 10 e darkës s’ka as autobus”, tregoi Roza.


