20 Prill, 2018

Habit Rita Ora, mban kapele me një grua të zhveshur e me këmbët e hapura


Ajo është duke udhëtuar sa në një vend në një tjetër, falë koncerteve të shumtë në axhenden e saj. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme shqiptare, Rita Ora, e cila është fotografuar të enjten në aeroportin e Londrës, Heathrow.

Përveç sukseseve në muzikë Ora është dalluar gjithnjë edhe për guximin në veshje. 27-vjeçarja u shfaq në aeroport e veshur sportive por në kokë mbante një kapele e cila kishte si logo një femër lakuriq me këmbët e hapura.

Edhe pse e mbërthye deri në grykë, këngëtarja arriti sërish të tërheqë vëmendje në aeroport. Pas festivalit Coachella, Rita pushoi disa ditë në Nice, Francë e tani po kthehet në shtëpinë e saj në Londër.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al