2 Gusht, 2018

Habit reperi shqiptar që “çmend” vajzat: Mua nuk më do askush


Ai është një reper i njohur dhe një ndër më të preferuarit e publikut që këngët e tij dëgjohen kudo, në rrugë, lokale, makinë, diskoteka etj.

Bëhet fjalë për Mc Kreshë, i cili gjithashtu është i komentuar në media për jetën private ndonëse prej kohësh është treguar shumë diskret për këtë pjesë.

Ndërkohë në një intervistë për “Pushime on top”, reperi ka zbuluar se është beqar duke u shprehur se askush nuk e do atë dhe se nuk ka kohë të bjerë në dashuri.

“Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam single”, është shprehur Kresha.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al