22 Shkurt, 2022

Habit Julia Fox! Shfaqet me xhaketën e Kanye West pak kohë pas ndarjes


Ndonëse vetëm një javë më parë konfirmoi ndarjen nga Kanye West ditën e sotme, Julia Fox është fotografuar teksa ka veshur xhaketën e tij blu 300 dollarëshe të koleksionit Yeezy Gap.

Teksa mbërriti në Milano, aktorja kishte veshur një korse të zezë, të cilën e kishte kombinuar me një palë pantallona blu dhe me një palë çizme me majë. Si duket ajo vazhdon të kapet më detaje të tilla në mënyrë që të jetë në qendër të mediave sikur ka ndodhur gjatë këtyre javëve. Me këtë xhaketë është shfaqur edhe reperi para pak javësh teka nuk dihet nëse është e njëjta apo aktorja ka blerë ndonjë tjetër nga koleksioni.

Të hënën e kaluar ajo konfirmoi ndarjen në rrjetet sociale duke shkruar: “Kanye dhe unë kemi marrëdhënie të mirë. E dua atë, por nuk e dashuroj. çfarë mendoni ju se jam 12 vjeç?!”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

32-vjeçarja gjithashtu mohoi lajmet se ajo e ka pritur keq ndarjen dhe se është fotografuar duke qarë nga paparacët. “Sa për ta ditur, hera e fundit që qava ishte në vitin 2022 më 6 shkurt, në ditëlindjen e mikut tim të ndjerë”, duke iu referuar vetëvrasjes së menaxherit hollivudian, Chris Huvane.

Çifti i dhanë fund lidhës pas 6 javësh së bashku dhe Ëest gjithashtu nuk dukej i shqetësuar nga ndarja, duke kthyer vëmendjen te Kardashian, e cila jo vetëm që nuk dëshiron të ketë të bëjë me dramën e tij, por gjithashtu duket se është vërtet e shqetësuar për sigurinë e të dashurit të saj Pete Davidson.

© Panoramaplus.al