Aktorja e njohur kosovare, Aurita Agushi ka thënë se do të jetë e pranishme në paradën e komunitetit LGBT.

“Edhe unë do të jem aty në emër të dashurisë”, ka komentuar ajo, duke konfirmuar pjesëmarrjen në këtë manifestim për të drejtat dhe mos diskriminimin e tyre.
Më 10 tetor do të shënohet parada e komunitetit LGBTI dhe përkrahësve të tyre, e cila do të nisë në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Vlen të kujtojmë se Aurita është bashkëshortja e dytë e politikanit Blerim Shala. Aurita e Blerimi janë prindër të dy fëmijëve shkruan Indeksonline.
© Panoramaplus.al
