Këngëtarja Bleona Qereti ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Zonë e lirë” për të promovuar këngën e saj më të re që siç është shprehur është histori nga jeta e saj dhe e ka kompozuar vetë.

Por ajo që ra më së shumti në sy ishte pikërisht pamja e Bleonës, e cila u shfaq në studio pa pikë grimi dhe fytyra e saj duke super në formë.

“Të falënderoj që me dhe mundësinë të dal kështu. Por dua të them diçka, sepse makeup-artistët në Shqipëri dhe njerëzit që bëjnë flokë edhe make-up janë bërë më suprstar-a se ata që dalin vetë në skenë. Do të doja t’ju kujtoja se artistët e vërtetë janë ata që dalin në skenë. Do të doja t’ju kujtoja të gjithë kolegëve që në vend që të harxhoni 7 orë për make-up dhe të rini nëpër “Instagram”-e të falënderoni komshiu e katit të tretë që ju ka vënë ca qerpik si stika pishash dhe nuk dihet ku i keni sytë, është më mirë që të përgatiteni kur dilni nëpër emisione dhe të keni këngë të bukura kur të dilni në skenë. Sepse nuk është për make-up-in apo çfarë ke veshur, është ajo se çfarë do të thuash. Unë kam ardhur sot të them ca gjëra potenciale dhe jo të vë ca qerpik e të them falënderoj komshiun e katit të dytë për këpucët që më ka dhënë”, u shpreh Bleona.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
