5 Tetor, 2017

Habit Arjon Muça! A është ai në një lidhje dashurie me një të moshuar?


Ai u bë i njohur për pjesëmarrjen në një nga edicionet e Big Brother ku ra në sy si një djalë mjaft tërheqës dhe i lakmuar gjithmonë nga femrat e atij edicioni.

Por duket se pas ndarjes nga moderatorja Viola Spiro, ne nuk kemi parë ndonjë femër tjetër në krahë të tij dhe kjo sigurisht na e ka nxitur edhe më shumë kureshtjen mbi të qenit single apo jo të modelit.

I ftuar ditën e sotme në emisionin e paradites ‘Kush vjen për drekë’ , ndërsa moderatorja e ka ngacmuar lidhur me këtë pyetje ai është shprehur: “ Të reja ka gjithmonë, por është e re e vjetër në fakt, është e moshuar, është e madhe”- tha mes të qeshurash ai.

Ndërsa Arjola e pyeti se a duhet ta marrim seriozisht këtë që tha , ai ndryshoi menjëherë bisedë, duke e çuar vëmendjen tek ajo që është fokus i këtij emisioni : ushqimi.

 

© Panoramaplus.al