16 Shtator, 2017

Guxoni të ndryshoni, moda e tha fjalën e saj për stilin e flokëve


 

Tendencat e prerjes së flokëve të shkurtër të sezonit 2017-2018 janë për të gjitha femrat , pavarësisht nga stili i tyre i veshjes dhe i make up-it.

Nga propozimet femërore e shik  dhe deri tek stili mashkullor, prerjet e flokëve të shkurtër do të luajnë me dy elementë të rëndësishëm: baluket dhe nuancat e ngjyrave.

Në rastin e parë shohim baluke të drejta dhe të gjata, por edhe super të shkurtra.

Ngjyrat për prerjet e shkurtra janë kryesisht ato kromantike natyrale, si gështenjë, ngjyrë mjalti, apo dhe e zeza intensive, bionde platin e madje dhe rozë.

Gjithçka që duhet të bëni është të guxoni, të kombinoni detaje dhe tendenca dhe sigurisht në e rëndësishmja , të ndiheni vetvetja.

 

 

© Panoramaplus.al