15 Maj, 2018

Gugu jep lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të parë


Ajo është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuara të showbiz-it shqiptar, që prej deklaratës së saj se ishte biseksuale. Bëhet fjalë për Gugu, emri i vërtet i së cilës është Merita.

Ndërkohë së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për fejesën të cilën e deklaroi me një postim në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” muajin e kaluar duke marrë shumë urime.

Por pas kësaj, Gugu ka dhënë ditën e sotme një lajm mjaft të ëmbël. Këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një “Instastory”, ku shkruan “Bebe” dhe opsionin më të ri të “Instagram”-it, ku fansat mund të shprehin sa të lumtur janë me këtë që Gugu ka zbuluar.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al