
Mesazhi për The Deidre:
Gruaja ime thotë se do të kryejë marrëdhënie intime me mua, por vetëm nëse e paguaj për seks.
Në fillim pranova sepse mendova se ishte thjesht një lojë me role.
Por më vonë doli se po më dënonte pasi kishte zbuluar se unë pagova një prostitutë që të flinte me mua.
Ishte një gabim i tmerrshëm, kisha probleme me ereksion dhe thjesht doja të kontrolloja nëse kishte diçka që nuk shkonte me mua.
Tani gruaja ime e ka rritur çmimin e saj në 150 paund për çdo herë që bëjmë seks. Nuk mund të përballoj të bëj seks me të më shumë se dy herë në muaj. Unë jam 55 vjeç dhe gruaja ime është 52.
Kanë kaluar 25 vjet që kur u martuam dhe është e vështirë ta mendoj se arriti në këtë pikë.
Bashkëshortja ime ma fshehu faktin që e dinte se kisha bërë seks me një prostitutë kur filloi të më akuzonte për tradhti.
Kur gruaja ime pranoi se e dinte atë që kisha bërë për muaj të tërë, më erdhi vërtet turp.
Që nga ajo kohë flej në divan, s’mund ta besoj që ajo ka vendosur këtë rregull për mua dhe nuk dihet se sa do të vazhdojë.
Nuk mund të fle në divan përgjithmonë, shpina ime më dhemb.
Unë dua vetëm që gruaja ime të kthehet tek unë. Çfarë mund të bëj për ta bërë atë të më falë?
The DEIDRE: Më duket sikur ka shumë pakënaqësi nga të dyja palët.
Vetëbesimi i gruas suaj do të jetë goditur që nga tradhtia juaj dhe ajo po ju ndëshkon.
Nuk është e drejtë që ajo të trajtojë në këtë mënyrë, por gjërat nuk do të ndryshojnë derisa të flisni hapur dhe sinqerisht me njëri-tjetrin.
Në vend që të përpiqeni të shpjegoni pse keni paguar një punonjëse seksi, kërkoni falje pa kusht, pa asnjë përpjekje për të justifikuar sjelljen tuaj dhe ka më shumë gjasa të pritet mirë nga gruaja juaj.
Këshillimi i çifteve do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm.
© Panoramaplus.al
