1 Gusht, 2025

Gruaja shtatzënë e sportistit të famshëm kafshohet nga peshkaqeni


Eleonora Boi , gruaja e basketbollistit italian Danilo Gallinari , i cili aktualisht luan për Vaqueros de Bayamón, u kafshua nga një peshkaqen në Porto Riko.

Screenshot_1

Gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime në kofshë teksa u kafshua nga peshkaqeni në plazhin e Isla Verde.

Boi, e cila është në gjendje të qëndrueshme, u dërgua në spitalin Universitar të Porto Rikos në Karolina.

Gruaja e ish-yllit të NBA-a po notonte në Resortin e famshëm Carolina kur ndodhi incidenti.

Lëndimi nuk konsiderohet serioz, ndërsa nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për notarët në zonë.

 

© Panoramaplus.al