14 Nëntor, 2020

“Gruaja që më mësoi të qëndroja në këmbë…”- Dafina Zeqiri i bën dedikimin emocionues nënës së saj


Dafina Zeqiri ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me nënën e saj, me të cilën publikon shpesh foto e video në rrjete sociale, duke mos i kursyer as dedikimet kuptimplota dhe të mbushura me dashuri.

Së fundmi, këngëtarja i ka dedikuar disa fjalë zemre të ëmës, të cilat i ka publikuar në Instastory krahas fotos së saj.

dafina zeqiri (3)

Gruaja që më mësoi të qëndroja në këmbë dhe të bëja mirë, pavarësisht se sa mizorë janë disa njerëz. ‘Karma do ta gjej gjithnjë një mënyrë për t’iu përgjigjur problemeve të tyre’”,- shkruante Dafina në postimin e saj.

dafina zeqiri (5)

Më herët, këngëtarja ka zbuluar se do t’i realizojë nënës një dëshirë të mbetur në sirtar, që lidhet me muzikën.

dafina zeqiri (8)

E ëma e saj do të këndojë intron e albumit “Dafinë moj” që pritet të publikohet së shpejti.

dafina zeqiri (4)

© Panoramaplus.al