26 Maj, 2025

Gruaja heteros*ksuale dhe burri g*y, çifti habisin me rrëfimin: Ja çfarë ndodh në dhomën tonë të gjumit


Një grua heteroseksuale ka rrëfyer për jetën intime me burrin e saj homoseksual, duke zbuluar se ata po përpiqen të sjellin në jetë një fëmijë.

Sipas DailyMail, Samantha Greenstone, 37 vjeç, dhe Jacob Hoff, 31 vjeç, nga Los Anxhelosi, u njohën para një dekade gjatë një audicioni për shfaqjen “Fiddler on the Roof”. Megjithëse Jacob identifikohet si homoseksual dhe Samantha si heteroseksuale, çifti nisi një lidhje romantike pas një lidhjeje të thellë shpirtërore që, siç thonë ata, “i kalon kufijtë e seksualitetit”.

Dy aktorët, të cilët jetojnë në një marrëdhënie monogame, u martuan në fund të vitit 2024 dhe që prej atëherë kanë fituar një ndjekje të madhe në rrjetet sociale, me pothuajse gjysmë milioni ndjekës. Ndër pyetjet më të shpeshta që ndjekësit u bëjnë është nëse kanë jetë seksuale.

Në një video në Instagram, ata iu përgjigjën drejtpërdrejt kësaj dileme. “Po, dhe jo thjesht duke fjetur pranë njëri-tjetrit nën batanije”, tha Samantha me humor ndërsa Jacob shtoi: “Jo, dhe nuk përdorim asnjë send për të na ndarë në mes.”

E bëjmë në mënyrën e vjetër, klasike. Nëse nuk e kuptoni çfarë do të thotë kjo, nuk është detyra jonë t’ju mësojmë për zogjtë dhe bletët, këtë duhet ta kenë bërë prindërit tuaj,” shtoi Samanta.

Nga ana tjetër Jacob theksoi se ndonëse është homoseksual, ndjen lidhje të thellë me gruan e tij. “Kjo nuk është thjeshtë një grua. Kjo është gruaja ime, shpirti im binjak, partnerja ime,” tha ai.

“Dashuria jonë nuk është sipërfaqësore. Është e thellë, e sinqertë, intime. Dy shpirtra që bashkohen. Kaq,” theksoi ndër të tjera Samanta.

Pavarësisht reagimeve të ndryshme në rrjet, ku disa mbështesin çiftin ndërsa të tjerë shprehin konfuzion, ata janë të bindur në zgjedhjen e tyre.

Çifti thekson se marrëdhënia e tyre nuk është një “martesë lavandarie”, një term që përshkruan martesat ku një partner fshihet pas një identiteti seksual tjetër, por një lidhje e sinqertë dhe e përkushtuar.

Samantha dhe Jacob u njohën në vitin 2013 dhe nisën të dilnin në vitin 2017. Ata u fejuan në fund të vitit 2023. Pavarësisht sfidave, ata thonë se janë të vendosur të ndërtojnë një familje të qëndrueshme dhe tradicionale, por bazuar në një lidhje shpirtërore, jo thjesht fizike.

© Panoramaplus.al