Eva Murati është një nga moderatoret e sportit më simpatike dhe ndër më të dashurat për publikun, mirëpo ka edhe nga ata që nuk e konceptojnë faktin që një vajzë të flasë mbi futbollin pasi ekziston ende ai mentaliteti i vjetër që “futbolli është për burrat”.

“Gruaja është për kuzhinë, nuk keni opinion për futboll”, i komenton një ndjekës Evës në foton e saj të fundit.

Por edhe moderatorja nuk ja përton përgjigjen e i shkruan: “Bëji like vetes se bllok i paske bërë trurit”.
Është dashur përgjigja e Evës që fansat e saj në hapësirën e komenteve të japin mendimet e tyre lidhur me këtë temë.
© Panoramaplus.al
