Producenti dhe moderatori i njohur Turjan Hysko ka folur së fundmi me shumë emocione për bashkëshorten e tij, Orinda Hutën, duke e përshkruar si qetësinë, shtyllën dhe bekimin më të madh të jetës së tij.

Në një intervistë, moderatori tregoi se Orinda ka qenë gjithmonë një grua e veçantë dhe një mbështetje e palëkundur për të, që nga fillimet e tyre së bashku.
“Orinda në paralel është qetësia ime, është një grua që ka një fuqi shëruese. Ka qenë shumë e bukur, shumë e suksesshme, mund të zgjidhte një jetë shumë më të lehtë. Më zgjodhi mua kur e kisha rrogën 800 mijë lekë. Ra në dashuri me mua dhe nuk u shkëput kurrë. Ndonjëherë fëmija kam qenë unë, jo ajo,” u shpreh Turjani.

Ai shtoi se në marrëdhënien e tyre ka pasur gjithmonë respekt, bashkëpunim dhe dashuri të sinqertë.
“Në gjithë rritjen tonë, njerëzit mendojnë se jam unë ai që e drejtoj…Unë kur pyes Orindën për një vendim, unë nuk kam ndjerë njëherë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon ose po më krijon ngërç, që të jem detyruar të bëhem i ashpër,” tha ai.

Turjani tregoi se Orinda është personi që e qetëson edhe në momentet më të vështira teksa shtoi me humor që ndodh qe ajo të bëhet me nerva rrallë por pastaj “ruhu’.
“Në çdo moment të stresit tim, më thotë: ‘Turjan, ti edhe një kasolle ta ngresh nga e para, do e kthesh në një shtëpi të madhe’. Është shtylla ime, kisha ime. Vetëm ka një gjë, po doli ajo nga faza, ruhu pastaj,”

Producenti foli edhe për raportin e tyre familjar, duke treguar se i pëlqen të kalojë sa më shumë kohë në shtëpi me Orindën dhe vajzën e tyre, Atarën.

“Orinda është bekim për mua. Rri shumë në shtëpi. Atara fle me mua dhe zgjohet me Orindën. Vetëm kur kam udhëtime ndodh të mos jem. Nuk e mendoj dot të dal me disa burra, të pi birra e të mos rri me gocën time. Unë kam qejf të dal me gruan,” tha Turjan Hyskaj në ‘Andale’.



