2 Dhjetor, 2018

Grida Duma dhe Rozana Radi, kombinim perfekt ngjyrash


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri pritjen e përvitshme që bëjnë Presidentët me rastin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit.

Te ftuar ishin personalitete nga fusha e politikës, gazetarisë, artit etj. Pa dyshim që ai ishte një moment i mirë që ata të takoheshin me njëritjetrin nëse kishin njohje, por që për shkak të impenjimeve, takimet mund të bëhen vetëm rastësore.

Dhe, në fakt, këto festa masive janë një rast i mirë për t’u takuar. Paparazzi ynë ka fotografuar deputeten demokrate Grida Duma, e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë mes artistësh, gazetarësh dhe personazheve të njohur të televizionit. Ata kanë dashur që të kenë nga një foto kujtim me zonjën Duma, ndërkohë që shohim se fotoja me Rozanën ka dalë shumë bukur edhe për shkak të kombimit fantastik kuq e zi, në veshjet e të dyja zonjave.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al