1 Shkurt, 2018

Grekët apo shqiptarët, cilët janë më të mirët në shtrat? Anxhela Peristeri përgjigjet…


Të shtunën mbrëma këngëtaren Anxhela Peristeri do ta shihni të ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku i është dashur që t’u përgjigjet disa pyetjeve disi të sikletshme.

Duke qenë se Peristeri ka jetuar vite të tëra në Greqi, asaj i kanë bërë pyetje se cilët janë më të mirë në shtrat, meshkujt shqiptarë apo ata grekë?

Teksa moderatorja e emisionit, Luana Vjollca ka treguar të ftuarit e radhës nëpërmjet një videoje, shihet edhe momenti i pyetjes që i është bërë Anxhelës.

Këngëtarja e cila po korr shumë sukses së fundmi, nuk ka ngurruar që të përgjigjet menjëherë dhe pa asnjë mëdyshje: “Qyqja, po shqiptarët mi”.

© Panoramaplus.al