29 Nëntor, 2019

Greg Rama i jep lamtumirën mikeshës që humbi jetën nën rrënojat e tërmetit: U prehsh në paqe Kiki!


Tërmeti katastrofik goditi vendin tone duke lene pas shume te vdekur dhe qindra te lenduar la nen rrenoja familje te tera. kik

Mes familjeve që mbetën nën rrënoja ishte dhe familja Reçi, me origjinë nga Mirdita dhe që banonte në Durrës. Tërmeti iu mori jetën të katër anëtarëve të familjes Reçi, Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe Klaus Reçi, 21 vjeç, të cilët u përcollën dje për në banesën e fundit.

Mes tyre, edhe e afermja e djalit te kryeministrit Greg Rama. Ishte 25-veçarja Kristi Reçi, per te cilen ishte vete Greg qe postoi disa fjale zemre ne rrjetet sociale per humbjen tragjike te vajzes se re.

Gregu reagoi me një mesazh në rrjetet sociale pas tragjedisë, duke thënë se e kishte njeri të afërt studenten e Mjekësisë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Gregu i ka dhënë lamtumirën e fundit mikes së tij, Kristit, të cilën, zbulon se e thërriste “Kiki”.

‘U prehsh ne paqe Kiki’, shkruan ai ne rrjetet sociale teksa poston edhe nje foto te saj.

© Panoramaplus.al