Në këtë ditë të shënuar, nuk mund të mungonte urimi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga “VIP-at”.

Një nga personazhet më të dashur tani më për publikun, Luiz Ejlli zgjodhi ta uronte popullin shqiptar për 111 vjetorin e Pavarësisë duke bërë gëzuar me gjyshin e partneres së tij Kiara Titos.

Teksa nga këngëtari nuk ka munguar as kënga patriotike kushtuar kësaj dite.
Duket se Luizi i viziton shpesh gjyshërit e Kiarës, dhe asnjëherë nuk mungon fasulja dhe gotat me raki në tavolinë që mesa duket është ushqimi tradicional i preferuar i fituesit të “BBV”.
Sakaq kujtojmë se çifti është në pritje të ëmbël, gjithashtu ata së fundmi kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës duke ndarë me publikun se është vajzë.
© Panoramaplus.al



