Kaye West, i cili e ka ndryshuar emrin e tij ligjërisht në Ye, para disa javësh është akuzuar se ka goditur një fans jashtë Magazinës Soho, në Los Angelos.

Një burim tha se reperi 44-vjeçar u grind me fansin dhe më pas e qëlloi vetëm se ai i kërkoj një autograf.

Mirëpo, sipas “TMZ” Kanye mund të gjendet i akuzuar lidhur me këtë sulm ndaj të riut.
Ata janë shprehur se tashmë policia thujse ka përfunduar hetimet paraprake në Gjykatën e qytetit dhe është në dorën e të riut nëse ai do të ngrejë apo jo padi ndaj reperit.
Kjo sepse, nga goditja e dhënë ai i ka thyer hundën djalit në fjalë sepse nuk dëshironte që ai t’i afrohej.
Sakaq, Kanye ende nuk është prononcuar për të folur në mediat rozë lidhur me këtë ngjarje dhe nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë.
© Panoramaplus.al

