Enca ka publikuar para pak minutash disa foto të reja në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse.

Megjithatë, këngëtarja, e cila ka pozuar nga ballkoni, është shfaqur ndryshe nga çdo herë tjetër.

Enca ka veshur një golf të zi, ka përdorur një make up të lehtë, ku mbizotërojnë ngjyrat e tokës, si dhe pamjen e ka kompletuar me aksesorë.

Këtë herë, duket se ajo nuk është ekspozuar dhe zgjodhi një look të thjeshtë.

“Goca e ëndrrave,”- shkroi Enca krahas fotos.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram, ku ndiqet nga 2.3 milionë ndjekës, për të cilët publikon fotot e video tërheqëse.
© Panoramaplus.al
