17 Nëntor, 2023

Gjysmëfinalja e “Miss Universe 2023”- Më e bukura e Shqipërisë rrëmben audiencën në El Salvador dhe renditet në vendin…


“Miss Universe Albania” Endi Demneri mbrëmjen e djeshme ka përfqaësuar Shqipërinë në konkursin botëror “Miss Universe 2023” i cili u mbajt në El Salvador.

24-vjeçarja  i ka mahnitur të gjithë me perforancën e saj, ndërsa u votua nga një publik i gjerë duke u renditur kështu në Top 5 konurentet pretendente për të fituar kurorën e më të bukurës.

Finalja e madhe e konkursit të bukurisë do të mbahet më datë 19 nëntor, ndërsa më e bukura e Shqipërisë po konkurron në “Miss Universe” me një kauzë të veccantë e cila është të ndihmojë vajzat që preken nga një sëmundje e rëndë e cila nuk njihet në Shqipëri dhe në shtete të vogla.

Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten.

Ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet”- tha ajo.

© Panoramaplus.al