Reperi i njohur shqiptar, Capital T është një nga artistët më të dashur nga publiku shqiptar, i cili po korr suksese të një pas njëshme në estgradën muzikore.

Përveç zërit të tij melodioz që bën për vete një publik të gjerë, reperi njihet edhe për format e tij perfekte trupore.
Së fundmi Capital T ka postuar në InstaStory disa foto atraktive, ku ka vënë në pah trupin e tij muskuloz.

Në fotot e publikuara reperi shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme dhe duket se po punon fort në palestër, ndërsa ekspozon muskujt e tij të tonifikuar.

Fansat dhe ndjekësit e tij në rrjete sociale nuk kanë munguar me komentet dhe pëlqimet, duke vlerësuar jo vetëm formën fizike të Capital T, por edhe mënyrën se si ai frymëzon të tjerët për të jetuar jetë të shëndetshme.

Të shumta kanë qenë rastet që artisti ka treguar se stërvitja dhe ushqimi i shëndetshëm janë pjesë integrale e rutinës së tij, përveç muzikës.
© Panoramaplus.al

