Një grua 64-vjeçare duket aq e re sa tërheq gjithmonë vëmendjen e meshkujve, përfshirë edhe ata në moshën e mbesës së saj.

Lesley Maxwell, nga Melburni, kalon orë të tëra në palestër për të tonifikuar fizikun e saj, shkruan “Daily Star”.

Ajo shpesh stërvitet me mbesën 19-vjeçare, Tia, nga e cila merr hua edhe veshjet.

“Nuk më pëlqen të vesh rroba të përcaktuara për një grupmoshë të caktuar. Kjo sepse njerëzit nisin të diskriminojnë nga mosha e një personi dhe mendojnë se sipas saj, duhet të kesh një pamje të caktuar. Përse duhet të jesh i plakur dhe i sëmurë kur nuk je i tillë. Përse të mos ndihesh sikur je në majë të botës?”,- tha ajo në një intervistë.

Vajza 42-vjeçare e Lesley-t e mbështet shumë nënën e saj për të mirëmbajtur pamjen.

Lesley pozon me veshje joshëse në “Instagram” për fansat e saj të shumtë.

“Jam mësuar aq shumë të jem në qendër të vëmendjes sa nuk e kam problem të mbaj edhe bikini të vogla”- u shpreh ajo.

Edhe mbesa e Lesley, Tia, e cila 45 vite më e vogël, thotë se nuk turpërohet nga postimet e gjyshes së saj.

“Ajo duket e mrekullueshme për moshën e që ka dhe prandaj merr shumë vëmendje. Jam shumë e afërt me të, shpesh më duket sikur jemi në të njëjtën moshë”-tha adoleshentja për gjyshen 64-vjeçare.


