7 Nëntor, 2020

Gjyqi për dhunë me ish-bashkëshorten po i kushton shumë, Johnny Depp humbet rolin në film: Nuk do ndalem


Johnny Depp nuk do jetë më pjesë e kastit të aktorëve të Fantastic Beasts.

Ai mori vendimin disa ditë pasi humbi gjyqin për shpifje që kishte ngritur ndaj “The Sun”, pasi tabolidi e quajti “dhunues të ish-gruas” në një artikull të tij.

Në një letër drejtuar fansave të tij, ylli i Hollywood tha se iu ishte kërkuar të jepte dorëheqje nga roli i tij si Gellert Grindelwald dhe ai e kishte respektuar këtë kërkesë.

Aktori e konsideroi vendimin e gjykatës “surreal” dhe konfirmoi vendimin për ta apeluar.

Studioja e filmit Warner Bros konfirmoi largimin e Depp dhe tha se roli i tij do të rimodelohet.

“Ne falënderojmë Johnny Depp për punën e tij në filmat e deritanishëm,”- tha Warner Bros në një deklaratë.

57-vjeçari paditi botuesin e gazetës “The Sun” mbi një artikull të vitit 2018, ku pretendohej se ai sulmoi ish-gruan e tij Amber Heard.

Në fillim të kësaj jave, një gjykatë në Londër vendosi se “The Sun” kishte provuar se artikulli ishte “thelbësisht i vërtetë”.

Në letrën e tij, të postuar në Instagram, Depp tha se vendimi i gjykatës nuk do e ndalonte në luftën e tij për të thënë të vërtetën.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al