Teksa gjyqi i Johnny Depp dhe ish-partneres së tij ende vazhdon, po dalin në dritë detaje të tjera tronditëse. Pas shumë dëshmitarësh që kanë folur për të mbrojtur njërën nga palët, deklarata e mjekut të Johnny Depp ka shokuar rrjetin.

Në një video të regjistruar në gjykatë ai ka zbuluar se natën e 22 shkurtit, aktori kishte prere gishtin. Sipas revistës People, doktori në fjalë David Kipper dëshmoi se Depp është plagosur gjatë një konflikti që ka pasur me Amber Heard.
Vetë aktori ka pohuar se gishti i tij ishte prerë pasi Heard dyshohet se ka hedhur drejt tij një shishe vodka qelqi. Ndër të tjera, ai ka shtuar se shishja ka goditur banakun dhe më pas dorën e tij, duke i prerë majën e gishtit.
Në padinë e aktorit thuhet se atij i është dashur të kryej 3 operacione për të mjekuar gishtin e tij dhe se ka qënë i frikësuar se do të humbiste gishtin, krahun dhe jetën e tij.

Pse Johnny Depp po padit Amber Heard?
Për një periudhë, gjithçka dukej mirë mes ish-çiftit. Por më pas në dhjetor 2018, Heard shkroi një artikull opinioni në ‘The Washington Post’, duke përshkruar përvojën e saj si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.
“Ndjeva zemërimin e madh të shoqërisë sonë ndaj grave që flasin. Kisha një mundësi të rrallë të favorshme për të parë, në kohë reale, se si institucionet mbrojnë burrat e akuzuar për abuzim.” – shkruante mes të tjerash ajo.
Amber nuk e përmendi me emër ish-bashkëshortin apo ndonjë autor tjetër të dyshuar, por sipas ankesës së Depp-it, ajo ka dëmtuar karrierën dhe reputacionin e tij.
“Deklarata e saj se Depp është një dhunues në familje është kategorikisht dhe dukshëm i rremë,” -shkroi avokati i yllit në ankesë. “Akuzat e saj janë pjesë e një mashtrimi për të gjeneruar publicitet pozitiv për dhe për të çuar përpara karrierën e saj.”


