30 Janar, 2025

Gjuajti me armë ish-mikun e tij, partneri Rihanna-s del në gjyq! Këngëtarja tregon publikisht mbështetjen për ASAP Rocky


Këngëtarja me famë botërore Rihanna, ka shprehur mbështetjen e saj ndaj partnerit ASAP Rocky  në gjykatë i cili qëlloi me armë një mik të vjetër të tij.

Sipas mediave, këngëtarja 36-vjeçare mori pjesë në gjyqin ku ASAP Rocky u akuzua se qëlloi me pistoletë gjysmë automatike ish-mikun e tij ASAP Relli gjatë një debati në nëntor 2021.

ASAP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, mbërriti në gjykatë me ekipin e tij ligjor të  cilit Rihanna më vonë iu bashkua në sallën e gjyqit.

E veshur me të zeza, Rihanna u ul në galerinë e Qendrës së Drejtësisë Penale Clara Shortridge Foltz mes nënës së Rocky-t, Renee Black, dhe motrës së tij, Erika B. Mayers. Edhe pse gjyqi ishte publik, gazetarët nuk u lejuan të filmonin apo fotografonin të pranishmit.

© Panoramaplus.al