15 Korrik, 2025

Gjoksi i saj peshonte deri në 12 kilogramë, historia e 22-vjeçares e cila vuan nga sëmundja e rrallë! Ja çfarë i ndryshoi jetën


Thaynara Marcondes, 22-vjeçe nga Brazili, ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm pas një operacioni të gjatë dhe të komplikuar për zvogëlimin e gjinjtë, që peshnin rreth 26 paund (rreth 12 kilogramë). Kjo gjendje e rrallë mjekësore, e quajtur gjigantomastia, e cila ka qenë regjistruar vetëm rreth 300 herë në literaturën mjekësore, shkaktoi dhimbje të mëdha fizike dhe vështirësi në jetën e përditshme të Marcondes.

“Gjinjtë e mi ishin në madhësi normale deri në fillim të vitit të kaluar, por filluan të rriteshin me shpejtësi, duke shtuar rreth 1.6 paund secili çdo muaj,” tha ajo në një intervistë për CNN Brazil. “Brenda pak muajsh, gjoksi im u bë i rëndë dhe i padurueshëm. Dhimbjet në shpinë, shpatulla dhe qafë ishin të vazhdueshme dhe në një moment mjekët më sugjeruan të përdorja një karrige me rrota për të lëvizur,” shtoi ajo.

Në fillim, Thaynara kishte frikë se mund të vuante nga kanceri, por pas vizitave mjekësore ajo u diagnostikua me gjigantomasti. Kjo gjendje përkufizohet si rritja e shpejtë dhe e pakontrolluar e gjinjtë, që kalon peshën prej 2.5 kilogramësh, dhe mendohet se lidhet me ndryshime hormonale apo trajtime të fertilitetit, megjithëse shkaku i saktë shpesh mbetet i panjohur.

Për shkak të shqetësimeve dhe dhimbjeve të rënda, Thaynara u nënshtrua një operacioni të gjatë 10-orësh, me një kosto prej 7,200 dollarësh, ku mjekët i hoqën 22 paund nga gjinjtë e saj. Ajo tregoi se, pas operacionit, kishte humbur ndjesinë në thithka dhe zonën përreth, dhe për shkak të ndërhyrjes nuk do të jetë në gjendje të ushqejë me gji.

“Jam shumë e lumtur me rezultatet. Shikohem në pasqyrë dhe mendoj: Uau, dukem shumë bukur. Ndonjëherë madje qaj kur shoh veten, sepse ende nuk mund ta besoj që e bëra këtë ndryshim,” shprehet  Thaynara, sipas Daily  Mail.

Ajo tregoi gjithashtu se para operacionit përjetonte edhe situata të sikletshme në publik: “Një herë, në një dyqan ushqimor, stafi më akuzoi se po vidhja produkte dhe po i fshihja në gjoks,” tha ajo. Njerëzit më shikonin dhe më tregonin me gisht në rrugë dhe kjo më shqetësonte shumë.”

Thaynara foli edhe për vështirësitë që kishte për shkak të peshës së gjinjtë: “Nuk mund të vrapoja, ndalova së shkuari në palestër për shkak të dhimbjeve në shpinë. Nuk mund të vishja reçipeta apo këmisha normale, madje provova tetë këmisha dhe asnjë nuk më rrinte mirë,” kujton ajo.

Mjekët po vazhdojnë ta monitorojnë për çdo rritje të mundshme të re të gjinjtë, pasi në rast se kjo ndodh, Thaynara mund të ketë nevojë për një mastektomi të dyfishtë, domethënë heqjen totale të gjirit. Klinika e Cleveland, në faqen e saj zyrtare, e përshkruan gjigantomastinë si një gjendje që mund të jetë “fizikisht dhe emocionalisht shkatërruese” dhe rekomandon kërkimin e ndihmës kirurgjikale.

Në mungesë të një shërbimi shëndetësor publik që të mund të kryente operacionin me kohë, Thaynara nisi të mbledhë fonde përmes donacioneve publike dhe një kanali mediatik lokal, për të realizuar ndërhyrjen në mënyrë private.

“Jam shumë e lumtur që bëra operacionin. Tani dua vetëm ta jetoj jetën time më rehat dhe pa shikime të çuditshme,” përfundoi ajo.

Në fund, me humor, shtoi se është gati të fillojë të takohet dhe të martohet, duke u ndjerë më e sigurtë dhe me më shumë vetëbesim.

© Panoramaplus.al