Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini ndodhet prej vitesh në Angli ku ka krijuar familjen e saj dhe është bërë nënë e një vajze, Tori Kelis Connolly.

Ajo prej vitesh ka hequr dorë nga projektet e reja muzikore duke iu përkushtuar maksimalisht vajzës së saj.
Në një postim të fundit në ‘Instagram’, ajo i ka kushtuar disa fjalë emocionuese mëmësisë.
“Gjithmonë kam kujtuar se fëmijëria është periudha më e bukur e jetës, por e paskam pasur gabim, mëmësia qenka ç’qenka”, ka shkruar ajo në krah të fotos ku shihet vogëlushja e saj, fytyrën e së cilës nuk e ka bërë ende publike.
© Panoramaplus.al
