Hailey Bieber dëshiron të zgjerojë familjen me Justin Bieber, duke u shprehur pozitive për mundësinë e ardhjes në jetë të më shumë fëmijëve, madje nga tre deri në katër.
Modelja dhe bashkëshortja e këngëtarit foli në podcast-in “Therapuss” për përvojën e mëmësisë dhe për djalin e tyre 16-muajsh, Jack Blues, duke zbuluar se i vogli ka nisur të flasë dhe ka një pëlqim të veçantë për basketbollin.
Sa i përket planeve për të ardhmen, Hailey Bieber pranoi se do të donte që djali i saj të kishte një motër ose vëlla. “Patjetër që dua edhe një fëmijë tjetër”, tha ajo, duke shtuar: “Nuk jam me nxitim, por sigurisht që dua edhe një. Ndoshta do të bëj edhe katër. Ndoshta tre. Nuk e di, vërtet nuk e di. Po e marr ditë pas dite”.
Për djalin e vogël, Hailey tregoi edhe fjalën e tij të preferuar: “Flet shumë për basketbollin. Thotë ‘basket’ gjatë gjithë kohës. Shkova sot ta zgjoja nga gjumi i drekës dhe më tha ‘basket’. Është e pabesueshme. Është shumë qesharake”.
Ajo shtoi se Jack Blues ka nisur së fundmi të thotë edhe “të lutem”. Siç shpjegoi, ai prej kohësh dinte gjestin në gjuhën e shenjave për këtë fjalë, por tani ka filluar ta shqiptojë edhe me zë. “Sapo ka filluar të thotë ‘të lutem’. E dinte prej kohësh shenjën për ‘të lutem’. Nëse i thosha ‘thuaj të lutem’, e bënte me duar”, tregoi ajo, duke demonstruar lëvizjen.
Jack Blues lindi në gusht 2024. Pak pas njoftimit të lindjes, një burim kishte deklaruar për revistën People: “Të dy janë jashtëzakonisht të lumtur. Foshnja është një mrekulli. Është shumë i ëmbël dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Shtatzënia ishte diçka që e dëshironin dhe për të cilën ishin lutur shumë”.
Në intervistën për “Therapuss”, Hailey foli edhe për përjetimin e mëmësisë. “Është kaq argëtuese. Gjithmonë e kam ditur që doja fëmijë, gjithmonë doja të bëhesha nënë. Por kur ndodh, nuk e di çfarë të presësh dhe si do të jetë. Dhe sinqerisht, është shumë argëtuese”, tha ajo.
© Panoramaplus.al


















