Moderatorja Luana Vjollca ashtu siç e ka treguar edhe më parë në publik ka një dashuri vërtet sublime për vajzat e familjes së saj dhe sidomos kur vjen fjala te motra e saj Lira.

Së fundmi Luana ka postuar një foto vërtet të ëmbël në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet në një moshë të vogël teksa puth motrën e saj në faqe.

“Kjo foto e bën zemrën time të shkrijë!! Unë e vogël dhe motra ime e bukur @liravjollca. Gjithë jetën kam me të mbyt me puthje si këtu jeta ime”, shkruan Luana Vjollca në postimin e saj në “Instagram”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
