6 Shkurt, 2020

Gjithçka për faj të … Ngjitet në skenën e San Remo por moderatorja për pak ra nga shkallët


Gjithçka mund të ndodhë. Edhe në një festival gjigand siç është ai i San Remo.

Një incident u regjistrua ndërsa moderatorja Sabrina Salerno po zbriste shkallët në “Ariston”.

Për faj të takave, ajo për pak u rrëzua nga shkallët që mund të kishte rezultuar me pasoja.

Por për fat të mirë në krah të saj ndodhej Amadeus i cili mori në dorë situatën dhe e ndihmoi Sabrinën.

Ndërsa e gjithë situata u përcoll me të qeshura nga moderatorët si edhe publiku.

 

 

© Panoramaplus.al