Reperi i njohur Gjiko është prej më shumë se dy vitesh në lidhje me moderatoren e njohur, Elita Rudi. E mesa duket shumë shpejt çifti do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tyre.

Këtë lajm të bukur e ka bërë të vetë reperi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjiko shfaqet i ulur në gjunjë përpara të dashurës së tij duke e propozuar për martesë. “Ajo tha po”, shkruan ai krahas fotos.

Edhe Elita ka postuar këtë moment në profilin e saj në “Instagram” ku shkruan: “Thashë po”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
